Skuadra e Newcastle United po planifikon të angazhon trajnerin e njohur portugez, Jose Mourinho, i cili aktualisht është në krye të Romës.
Mourinho e kishte periudhën e artë me Chelsean, duke fituar Ligën Premier tre herë, derisa me Manchester Unitedin kishte fituar Ligën e Evropës, ndërsa te Tottenhami kishte një aventurë për t’u harruar.
Newcastle beson se trajneri portugez është i duhur për të bërë një revolucion të madh ashtu siç e kishte bërë në skuadrën e Chelseat.