Duket se Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë me këtë çmim futbollistin belg
Newcastle United është i interesuar për transferimin e Eden Hazardit.
Mediumi “El Nacional” raporton se klubi anglez i ofron 40 milionë euro për futbollistin belg.
Por, Real Madridi duket se e ka refuzuar këtë ofertë.
“Los Blancos” e kishin blerë lojtarin për 115 milionë euro nga Chelsea dhe nuk duan të humbasin aq shumë para, përcjell “Gazeta Express”.
“Mbretërit e Spanjës” do ta shisnin 31 vjeçarin vetëm për një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh.
Gjithashtu, duket se edhe përfaqësuesi belg nuk është i interesuar për t’iu bashkuar ekipit Bardhezi.
Më shumë, ai do ta preferonte rikthimin në Chelsea, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
E në “Santiago Bernabeu”, ai ka qenë dështim deri tash