5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Newcastle e mposht Arsenalin, kthehet te fitorja pas pesë xhirove

- Advertisement -

Newcastle e ka mposhtur në shtëpi Arsenalin me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm në takim e shënoi sulmuesi suedez, Alexander Isak, në minutën e 12-të të takimit.

Ndërsa Arsenali nuk arriti që të krijonte diçka më tepër, përveç shansit të artë që e pati Declan Rice në minutën e 94-të për t’i barazuar shifrat.

Por, edhe goditja me kokë e Rice shkoi jashtë portës, duke i lënë shifrat e pandryshuara deri në fund.

Arsenali gjendet në pozitën e tretë me 18 pikë, katër më pak se Liverpooli që është në vendin e dytë dhe pesë më pak se City që është në vendin e parë, të cilat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, Newcastle e regjistroi fitoren e parë në pesë xhirot e fundit, ku aktualisht është në vendin e tetë me 15 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit