10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

New York Times: 89% gjasat që Trump t’i fitojë zgjedhjet

- Advertisement -

Në shtetin i cili besohet se mban çelësin e fitores së njërit apo tjetrit kandidat, në Pensilvani, veçse ka nisur tepozja e kandidates demokrate, Kamala Harris, ku rezultati është kthyer përmbys në favor të republikanit Donald Trump.

Me përmbysjen në Pensilvani, gjasat që Trump të zgjidhet President për të dytën herë duken tejet reale.

New York Times, gazeta prestigjioze amerikane, i ka dhënë ish-presidentit një shans pre 89 për qind për të fituar zgjedhjet.

Aktualisht sytë e mbarë amerikanëve – dhe botës – janë përqendruar te Pensilvania, i cili llogaritet si një shtet prej më të rëndësishmëve nga shtatë “swing states” që përcakton fituesin zgjedhor.

Me të nisur numërimet e votimeve, Harris po kryesonte bindshëm derisa trendi nisi të ndërrojë krejt në favor të Donald Trump.

Në katër prej shtete kyçe tjera, në një po kryeson Harris e në tri tjera Trump.

Në Michigan prin Harris ngushtë, ndërsa Trump bindshëm në Xhorxhia dhe Karolinë të Veriut, ndërsa prin ngushtë në Wisconsin.

Ekipi i fushatës së kandidatit republikan Donald Trump është “gjithnjë e më shumë optimist”, raportoi CNN nga vështrimet e mediumit në Mar-a-Lago ku ekipi republikan po përcjell rezultatet.

Ky optimizëm është rritur nga rezultatet në Virxhinia dhe Iowa, të cilat dukej se ishin të gabuara më një sondazh që ua tronditi fushatën të shtunën mbrëma.

Qendra e kongresit të Trump po brohorit me zë të lartë me çdo thirrje në favor të tij dhe disa pjesëmarrës në festë nga eventi Mar-a-Lago në Florida kanë filluar gëzimin.

Mbetet për t’u parë nëse – dhe kur – do të vijë Trump”.

Nga ana tjetër, ekipi i fushatës së Harris tha se gara nuk do të jetë e qartë deri në orët e para të mëngjesit, kur disa shtete të ashtuquajturit “muri blur”, përfshirë Wisconsin dhe Michigan, të ndajnë të dhëna më të plota për votuesit.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të New York Times, me rezultatet aktuale “gara po anon drejt Trump”.

Trump është favorit i qartë, megjithëse me epërsi të ngushtë, për të fituar në Xhorxhia dhe North Carolina. Nëse ai fiton në ato shtete, Harris do të duhet të fitojë Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin për të triumfuar. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit