6.9 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Neuer rikthehet këtë vikend

- Advertisement -

Rikthimi i Manuel Neuer në fushë është afër. Portieri dhe kapiteni i Bayern Munchen, qëndron jashtë fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Kur dëmtoi gjurin duke bërë ski gjatë pushimeve pas Botërorit Katar 2022.

37-vjeçari ka punuar fort, është stërvitur shumë mirë dhe ka marrë miratimin e mjekëve të Bayernit për t’u grumbulluar për takimin e fundjavës me Mainz.

Kundërshtar ndaj të cilit i ka humbur tri sfidat e fundit jashtë fushë në kampionatin gjerman.

Skuadra e Thomas Tuchel, e treta në renditje me 2 pikë më pak se Leverkuseni kryesues, luan në transfertë të shtunën në orën 18:30

Kicker shkruan se Neuer pritet të jetë pjesë e skuadrës bavareze në këtë transfertë të komplikuar.

Neuer ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Bayernin më 12 nëntor të vitit të kaluar. Përballë Schalke 04, ish-skuadrës së tij.

Duel të cilin Bayerni e fitoi 2-0. Neuer do e ndjekë nga stoli takimin e së shtunës pasditë, me trajnerin Tuchel që nuk dëshiron të rrezikojë.

Dhe po mendon t’i japë gradualisht minuta liderit të skuadrës për të gjetur formën më të mirë sportive.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit