17.2 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Netanyahu: V*asja e Khameneit nuk do të përshkallëzojë konfliktin, do t’i japë fund atij

- Advertisement -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke theksuar se një veprim i tillë nuk do ta përshkallëzonte konfliktin mes dy vendeve, por përkundrazi, do të ndalonte atë.

Në një intervistë për ABC News, Netanyahu u shpreh se Khamenei është “një Hitler i ri”, dhe se pas një periudhe pesëdhjetëvjeçare të terrorizmit dhe kërcënimeve iraniane ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, koha ka ardhur që ky cikël të përfundojë.

“Mos më pyesni a do ta bëjmë këtë apo jo. Por nëse do ta bënim, nuk do të përshkallëzonim luftën – do ta përfundonim atë. Ky është personi që e drejton gjithçka: programin bërthamor, Gardën Revolucionare Islamike, financimin e Hezbollahut, Hamasit dhe të gjitha grupeve tjera terroriste”, tha Netanyahu.

Ndërkohë, burime amerikane raportojnë se ish-presidenti Donald Trump, kishte refuzuar një plan  për eliminimin e liderit suprem iranian, me arsyetimin se një akt i tillë do të kishte pasoja të paparashikueshme për stabilitetin global.

SHBA ka deklaruar se nuk është e përfshirë në operacionet e fundit të Izraelit dhe ka theksuar rëndësinë e përmbajtjes.

Të ngjashme

Të fundit