5.2 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Netanyahu: Trump është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë

- Advertisement -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën pas një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se presidenti amerikan Donald Trump është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Reuters.

Netanyahu deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Rubion se të dy patën një bisedë produktive gjatë së cilës diskutuan tema të rëndësishme.

“Trump dhe unë po bashkëpunojmë plotësisht për të koordinuar një zgjidhje për çështjen e Gazës”, tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli ishte “i vendosur” për të arritur qëllimet e tij të luftës.

Ai deklaroi se Izraeli synon të neutralizojë kapacitetin ushtarak të Hamasit. Duke folur për Libanin, Netanyahu tha se Hezbollahu duhet të çarmatoset dhe se është mirë që ushtria libaneze ta bëjë këtë.

Ne kemi mjetet për të ruajtur armëpushimin me Libanin dhe për të mbrojtur sigurinë tonë,” tha ai, duke shtuar se Izraeli nuk do të lejojë që Siria “të bëhet një bazë për operacionet armiqësore“.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit