31.9 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Netanyahu thotë se Izraeli është “shumë, shumë afër” arritjes së qëllimeve në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se vendi i tij është shumë afër arritjes së qëllimit për ta larguar kërcënimin e dyfishtë nga raketat balistike dhe programi bërthamor i Iranit.

Ai premtoi se nuk do të lejojë që Izraeli të mbetet në një luftë gërryese, por gjithashtu tha se nuk do t’i japë fund fushatës ushtarake kundër Iranit para kohës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne nuk do t’i ndjekim veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme për t’i arritur ato, por gjithashtu nuk do t’u japim fund shumë herët. Kur objektivat të jenë arritur, atëherë operacioni është i kompletuar dhe luftimet do të ndalen” – tha Netanyahu para gazetarëve izraelitë.

“Unë nuk kam dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na zhdukë dhe, për këtë arsye, ne e nisëm këtë operacion për t’i eliminuar dy kërcënimet konkrete ndaj ekzistencës sonë: kërcënimi bërthamor, kërcënimi nga raketat balistike. Ne jemi duke lëvizur hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Ne jemi shumë, shumë afër kompletimit të tyre” – shtoi ai.

Sipas kryeministrit izraelit, qendra bërthamore iraniane “Fordow” është dëmtuar rëndë nga bombat e fuqishme amerikane gjatë sulmit, por niveli i dëmit pritet të shihet.

Kur u pyet për vendndodhjen e uraniumit iranian të pasuruar në nivelin prej 60 për qind, Netanyahu tha: “Ne kemi qenë duke e ndjekur këtë shumë për së afërmi. Mund t’ju them se ky është një përbërës i rëndësishëm i një programi bërthamor.”

“Nuk është përbërësi i vetëm. Nuk është përbërës i mjaftueshëm, por është një përbërës i rëndësishëm dhe ne kemi të dhëna interesante të inteligjencës për këtë, për të cilat do të më falni, nëse nuk i ndaj me ju” – tha Netanyahu.

Të ngjashme

Të fundit