Home Lajme Botë Netanyahu thotë se banorët e Gazës veriore s’do lejohen të kthehen derisa lufta po vazhdon

Netanyahu thotë se banorët e Gazës veriore s’do lejohen të kthehen derisa lufta po vazhdon

0
Netanyahu thotë se banorët e Gazës veriore s’do lejohen të kthehen derisa lufta po vazhdon

Izraeli nuk do t’i lejojë banorët e zhvendosur të Gazës veriore të kthehen në shtëpitë e tyre derisa lufta po vazhdon ende.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendimi është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Civilët nxirren nga një zonë lufte dhe ata nuk kthehen derisa ende është e rrezikshme”, tha Netanyahu, shkruan CNN.

Pothuajse 90 për qind e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur me forcë për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, sipas agjencisë kryesore të Kombeve të Bashkuara që punon në Rrip.

Udhëheqësit palestinezë janë zotuar të mos lejojnë që lufta të largojë përgjithmonë banorët e Gazës nga shtëpitë e tyre, pasi udhëheqësit rajonalë kanë paralajmëruar se konflikti mund të ketë këtë rezultat.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri të qartë qeverisë izraelite gjatë një vizite të fundit se ajo duhet të lejojë palestinezët të kthehen në shtëpi “sapo të ketë kushte”.

Exit mobile version