Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar përmes një videoje të postuar në rrjetin social X, se liderët botërorë si kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron e kryeministri kanadez, Mark Carney, janë në anën e gabuar të historisë.
“Ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë, ju jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe në anën e gabuar të historisë”, ka thënë Netanyahu.
Ai i kritikoi për kërkesën e menjëhershme për armëpushim në Rripin e Gazës dhe kërcënimin e Izraelit me sanksione, tek i ka akuzuar se po mbështesin Hamasin dhe po e lejojnë të mbijetojë dhe të rindërtohet, shkruan The Guardian.
“Këta tre liderë, në thelb, thanë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet. Ata duan që Izraeli të tërhiqet dhe të pranojë që ushtria e vrasësve masivë e Hamasit do të mbijetojë dhe do të rindërtohet”, ka deklaruar Netanyahu.