Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli dhe ShBA po e shkatërrojnë si regjimin Iranian.
Në konferencën e tij të parë për shtyp që kur të dy vendet sulmuan Iranin, Netanyahu tha se Udhëheqësi i ri Suprem Mojtaba Khamenei “nuk mund ta tregojë fytyrën e tij në publik”, duke iu referuar atij si “kukulla e Gardës Revolucionare”.
Këtë e tha, pasi Khamenei nuk është parë në publik që kur pasoi të atin, raporton BBC.
Netanyahu më pas i drejtohet popullit iranian, duke thënë se “momenti kur ju do të jeni në gjendje të nisni një rrugë të re lirie po afron. Ne qëndrojmë pranë jush dhe ju ndihmojmë, por në fund të ditës varet nga ju. Është në duart tuaja”.






