-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Netanyahu: Pas eliminimit të Hamasit, Rripi i Gazës do jetë nën kontrollin e sigurisë izraelite

- Advertisement -

Kryeministri izralit Benjamin Netanyahu, ka folur për situatën në Izrael. Ai është shprehur i bindur se pas eliminimit të Hamasit, Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe do të jetë në kontroll të plotë të sigurisë izraelite.

Netanyahu ka theksuar se pavarësisht presionit ndërkombëtar Izraeli nuk do të ndalojë, dhe nuk do të lejojë kthimin e Autoritetit Kombëtar Palestinez për të qeverisur Gazën.

“Lufta do të vazhdojë deri në shkatërrimin e Hamasit. Vdekja e 3 pengjeve më ka thyer zemrën, por ne e kemi marrë mësimin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ka shtuar se Izraeli do të vazhdojë me të gjitha përpjekjet ushtarake dhe diplomatike për të liruar pengjet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit