Kryeministri izraelit Benyamin Netanuahu ka thënë se është krenar që është udhëheqësi i vendit që mbikëqyr marrëveshjen historike të armëpushimit me Hamasin.
Në fjalimin e tij të parë publik që nga arritja e marrëveshjes, Netanyahu e përshkruan gjithashtu fazën e parë të armëpushimit – që do të hyjë në fuqi nesër – si “të përkohshme”.
“Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, kanë mbështetur plotësisht objektivin e luftës”, tha Netanyahu.
“Ata tani do ta vlerësojnë vërtet atë që po bëjmë”, shtoi ai.
Ai vazhdon duke thënë se Trump do të sigurojë që Izraeli të ketë të gjitha armët dhe municionet që ka nevojë, pasi ai këmbëngul se Izraeli “ka të drejtën” për të rifilluar luftimet nëse është e nevojshme.