6.4 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Netanyahu paralajmëron Erdoganin: F-35 amerikan ndoshta nuk do t’i merrni kurrë

- Advertisement -

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se furnizimi i Turqisë me aeroplanët F-35 nuk pritet të ndodhë së shpejti, dhe mund të mos ndodhë fare.

Ai shtoi se qëndrimi i Izraelit ndaj kësaj çështjeje është i ngjashëm me atë për Arabinë Saudite, por “shumë më i fortë”.

Deklarata e udhëheqësit izraelit vjen në një kohë kur marrëdhëniet izraelito-turke mbeten të tensionuara.

Kujtojmë se urdhër-arresti është nxjerrë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ndaj 37 zyrtarëve izraelitë, përfshirë Netanyahun. Ata akuzohen për “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në Gaza.

Urdhër-arrestet janë dërguar te Interpol dhe te 124 vende që njohin juridiksionin universal për gjenocidin.

Ndryshe, SHBA-ja po shqyrton mundësinë e shitjes së aeroplanëve të fuqishëm Anakarasë.

Të ngjashme

Të fundit