Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me sulmin e nisur këtë mëngjes nga Hamasi nga Rripi i bllokuar i Gazës ndaj Izraelit, tha se nuk bëhet fjalë për operacion apo sulme hakmarrëse, por për luftë, shkruan AA.
Netanyahu lëshoi ënjë video-mesazh për kombin në lidhje me sulmin e “Tufani i Aksa-së” të nisur nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, kundër Izraelit.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë. Ky nuk është operacion apo sulm i ndërsjellë, kjo është luftë. Hamasi në mëngjes kreu sulm të papritur dhe të përgjakshëm ndaj qytetarëve izraelitë”, tha kryeministri izraelit Netanyahu.
Ai tha se pas një takimi me forcat e sigurisë, urdhëroi “pastrimin” e vendbanimeve izraelite të infiltruara nga grupet e armatosura palestineze rreth Rripit të Gazës të bllokuar.
Netanyahu vuri në dukje se ai kishte dhënë udhëzime të gjera për të thirrur ushtarë rezervë dhe “luftë të paprecedentë kundër armikut”.