Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli mbështet bllokadën detare të Shteteve të Bashkuara ndaj porteve iraniane.
Në një video e publikuar nga vetë ai, shihet stafi kabineti i tij dhe kryeministri izraelit duke bashkëbiseduar për çështjet e fundit në Lindjen e Memse.
“Presidenti Trump vendosi të vendosë një bllokadë detare ndaj tyre. Ne, sigurisht, e mbështesim këtë qëndrim të vendosur”, transmeton Klankosova.tv
Ai gjithashtu bëri të ditur se ka biseduar me Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance të dielën, pas bisedimeve me Iranin.
Sipas Netanyahut, Vance i ka thënë se “çështja qendrore është largimi i të gjithë materialit të pasuruar bërthamor dhe sigurimi që të mos ketë më pasurim”.
Netanyahu tha se Vance e ka telefonuar nga avioni i tij gjatë kthimit nga Pakistani dhe i ka dhënë një përditësim të detajuar mbi ecurinë e negociatave me Iranin.
Kryeministri izraelit shtoi se çdo sugjerim për një moskoordinim mes SHBA-së dhe Izraelit është “krejtësisht i kundërt me realitetin






