Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se gjysma e e komandantëve të Hamasit u vranë në Gaza.
Ai këtë pretendim e dha gjatë konferencës për shtyp më herët këtë mbrëmje, pa ofruar një numër specifik.
Ndërsa, Hamasi nuk ka konfirmuar numrin e komandantëve të tij të vrarë në luftime, raporton Al Jazeera.
“Ne po i lajmë hesapet me të gjithë ata që rrëmbyen, morën pjesë, vranë, therën, përdhunuan dhe dogjën vajzat e popullit tonë”, tha Netanyahu.