Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ka biseduar për herën e tretë gjatës së martës me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Ai thotë se Bidenit ia ka sqaruar situatën pas sulmve terroriste të grupit palestinez Hamas.
Veçse, këta të fundit shefi i qeverisë izraelite i ka quajtur ” më të këqinj se ISIS-i”.
“Falënderova Presidentin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tij të palëkundur dhe e bëra të qartë se do të kërkohet një veprim i qëndrueshëm dhe i fuqishëm në të cilin Izraeli do të fitojë”, tha Netanyahu.
Më 7 tetor, grupi terrorist palestinez “Hamas” e sulmoi me raketa Izraelin.
Por, nuk vonoi kundërpërgjigja izraelite.
Si pasojë e luftimeve Izrael – Palestinës, deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 1830 persona.