28.1 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Nesrete Kumnova: Qe 24 vjet po kërkojmë zbardhjen e fatit të të pagjeturve

- Advertisement -

Ndërsa, thotë se për 24 vjet gjithmonë ka kërkuar që të dihet për fatin e djalit të saj, por edhe për personat e tjerë që ende figurojnë të zhdukur.

Sipas saj, edhe nëse mendohet se kjo çështje tashmë është zbeh, për ta si familjarë secila ditë është më e rëndë se tjetra.

“Vitet çka të them, popullata ndoshta mendojnë që kjo çështje është zbeh, e është zbeh ndoshta edhe për familjet, por prapë se prapë për ne secila ditë është më e rëndë se tjetra”, ka shtuar Kumnova.

E, pyetur se a po bëhet mjaftueshëm për këta persona nga institucionet e vendit, e njëjta është shprehur se po pret më shuëm nga kjo Qeveri, pro se gjithçka mbetet të shihet.

“Kjo Qeveri po më duket mua që pak po dëshiron t’i ngutë hapat për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Ne po shpresojmë në këtë Qeveri që e kemi sepse janë më të njoftuar rreth kësaj çështjeje. Kryeministri Kurti ka qenë më ka vizituar dhe më ka premtuar se do të mundohen që t’i gjejnë trupat e të zhdukurve dhe të na kthehen. Tash po presim”, ka deklaruar ndër të tjera ajo për Front Online.

Djali i Nesrete Kumnoves, Albioni ishte rrëmbyer nga forcat serbe më 31 mars të vitit 1999.

Përpos tij, në shtëpinë e familjes Kumnova ishin rrëmbyer edhe nipi i Nesretes, Artan Efendija, dhëndri Gëzim Deva, fqinjët Lutfi e Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi.

Deri më tash, çështja e personave të zhdukur është trajtuar disa herë në kuadër të dialogut në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në prill të vitit 2022, Bashkimi Evropian ka thënë se palët janë “shumë afër” një marrëveshjeje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe se krejt çfarë ka mbetur për t’u bërë, është “harmonizimi i dy fjalëve”.

Termi “me dhunë” për zhdukjen e personave gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99, në të cilin ka insistuar pala e Kosovës dhe është refuzuar nga Serbia, ka bllokuar deri më tash arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

Ndërsa, më 2 maj të këtij viti në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim pritet që të nënshkruhet edhe deklarata e cila si term do të përdoret “personat e zhdukur me dhunë”.

Të ngjashme

Të fundit