23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Nesër vazhdon konferenca e përgatitjes së mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës

- Advertisement -

Të mërkurën pritet të vazhdojë konferenca e përgatitjes së mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Për dallim nga konferenca e së martës, ajo e së mërkurës pritet të fillojë në orën 14:30, e që do të transmetohet me 45 minuta vonesë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë paraqitjes së çështjes së prokurorisë, këta të fundit kanë dhënë deklaratën hyrëse dhe janë dëgjuar 13 dëshmitarë.

Pas njoftimin për mbylljen e çështjes së prokurorisë, mbrojtja e Salih Mustafës kishte paraqitur mocion për rrëzimin e akuzave, mirëpo një mocion i tillë ishte refuzuar nga trupi gjykues

Pas kësaj, janë caktuar konferencat përgatitore për mbrojtjen që për qëllim kanë lehtësimin e përgatitjeve për fazën e ardhshme të gjykimeve.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit