8.5 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Nesër vazhdon gjykimi për Liridona Ademajn, vëllau i saj: Java që vjen është e vështirë për ne…

- Advertisement -

Nesër do të vazhdoj gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar vëllau i saj Leonard Ademaj i cili ka thënë se java që po vjen është shumë e vështirë për ta, pasi që me 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e motrës së tij.

“Nuk ka fjale per te pershkruar pikellimin qe ndjejme per te. Vetem drejtesia e shpejte, profesionale dhe pa gabime mund te na lehtesoje dhimbjen e rende qe po e perjetojne femijet e saj dhe ne”, ka shkruar Leonard Ademaj në Facebook.

Liridona Ademaj dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në bashkëpunim me Granit Plavën dhe Naim Kokallën, tre të akuzuarit për këtë vrasje.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit