Ka ndërruar jetë figura e njohur mediale, Fisnik Vejsa.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova” , përmes një postimi në Facebook.
“Lamtumirë Fisnik Vejsa, pse bre burrë,heret bre“– ka shkruar Hasanaj.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së gazetarit dhe aktorit Vejsa.
I ndjeri për një kohë të gjatë ishte pjesë e KohaVisionit me emisionin “Fauna Jonë”.
Po ashtu pjesë e emisionit “O sa Mirë”, si dhe në Televizionin Tribuna.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me datë: 22.06.2024, në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.