Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur opinionin e gjerë.
Të tre fëmijët njëri i moshës 13 vjeçar dhe dy të tjerë 15 vjeçar, u gjetën pa shenja jete nën rrënojat e një objekti të pabanuar i cili u shemb mbrëmjen e së shtunës.
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se tre trupat e të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit nga ora 14:00.
Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.
Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë V.M i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, I.R i lindur më 25 mars 2009 dhe R.M i lindur më 7 gusht 2009.
Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që quan në shembjen e objektit ku ndodheshin tre viktimat.