Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca, që pritet të fillojë në orën 10, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e ajo është për çmimin e rrymës.
“Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, njoftoi zyra për informim e Kuvendit.
Vendimi për këtë seancë u mor javën e kaluar në takimin e Kryesisë së Kuvendit.