0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Nesër seanca për pranimin e fajësisë për Januzin dhe të tjerët

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se nesër, më 4 shkurt, është caktuar të mbahet seanca e radhës në çështjen Januzi dhe të tjerët, për të vendosur lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë mes Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe tre të akuzuarve vitin e kaluar.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se seanca ndaj tre të akuzuarve, Sabit Jonuzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtijarit do të fillojë nga ora 14:30.

Tutje, në vendim thuhet se, pas raportit të 20 janarit nga Zyra e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave dhe përgjigjeve nga palët, Trupi Gjykues pranoi një individ si viktimë pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore.

“Duke pasur parasysh nevojën për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të këtyre procedurave gjyqësore dhe dëmin e kufizuar mendor të përjetuar nga kjo viktimë, Trupi Gjykues vendosi se caktimi i një Mbrojtësi të Viktimave është i panevojshëm”.

“Megjithatë, në përputhje me nenin 22(7) të Ligjit, Trupi Gjykues do të trajtojë zhdëmtimet e mundshme për viktimën”, u tha në njoftimin e Speciales.

Rrjedhimisht, u tha se palëve u kërkohet të dorëzojnë versionet e rishikuara të marrëveshjeve të tyre për pranimin e fajësisë, përfshirë propozimet për zhdëmtimet që do t’i jepen viktimës, deri të hënën, 3 shkurt 2025, ora 16:00.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit