13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nesër seanca e Kuvendit, 32 pika në rend të ditës

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë vazhdim të seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në rend të ditës janë një mori pikash të cilat në disa seanca me radhë nuk janë votuar.

Në rend ditë janë edhe votimi i Projektrezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Projektdeklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rendi i plotë i ditës:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

  1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  2. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
  6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
  14. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  15. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,
  16. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
  17. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,
  18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
  21. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
  22. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  23. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
  24. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  25. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
  26. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
  27. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
  28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit