Gjatë ditës së nesërme pritet të organizohet një protestë për rastin e Astrit Deharit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga ana e avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.
Sipas njoftimit protesta do të organizohet Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Njoftimi:
NESËR PROTESTË !
Në ora 12.00
Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë
Sheshi Zahir Pajaziti në qendër të Prishtinës
Gjaku i Astritit nuk falet
U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef të vërtetën !
Protesta do të mbahet për shkak neglizhencë së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!/