18.6 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Nesër nuk do të ketë ujë në disa zona të Prishtinës

- Advertisement -

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.

Sipas kësaj kompanie deri tek mungesa e ujit do të vie shkaku i sanimit të rrjedhjes në një gyp.

“Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.

“Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit. Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit