Nesër nisin punimet për ndërtimin e një shkolle të re në Prishtinë

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nesër në Prishtinë do të nisë ndërtimi i një shkolle të re.

Bëhet fjalë për shkollën në lagjën Qendresa, apo Prishtina e Re.

Rama ka njoftuar se shkolla, gurthemeli i së cilës do të vihet nesër, pritet të mbulojë një hapërsirë prej 6726 metrash katrorë.

“Ndërtimi i kësaj shkolle, si dhe i dy të tjerave në të ardhmen e afërt, me modalitetin publiko-privat, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit” ka thënë Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/videos/758966602479141/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

Të ngjashme

Të fundit