Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të shkojë në Prekaz për homazhe, meqë është dita e parë e Epopesë së UÇK’së.
“Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj më datën 5 mars, në ora 11:00, do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Prekaz.”, thuhet në njoftim.