Nesër nga ora 8:00 ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ““Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)”, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit”.

“Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor:

“Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë”, vijon njoftimi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe”, apelon ministria.

Të ngjashme

Të fundit