Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, do të nis nesër nga ora 12:00.
Ai tha edhe se nesër nis edhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
‘’Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë, votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër, sipas marrëveshjes tonë do të fillojë nga ora 12:00 për shkak se gjithë materiale sonte do të pranohet përgjatë tërë natës do të pranohet në Qendra Komunale të Numërimit, prandaj fillimi i punës për numërim do të bëhet prej orës 12 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim’’, ka thënë Kreshnik Radoniqi.






