KRU “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 16 mars, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugën “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit.
Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit.






