18.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Nesër mbahet seanca konstituive

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive nesër në orën 11.00.

Lajmin e konfirmoi Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës janë dy pika: zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Të ngjashme

Të fundit