-11.6 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Nesër mbahet Kuvendi – Lumir Abdixhiku sfidon Statutin e LDK-së, kërkon votim të hapur për “besimin” e tij

- Advertisement -

Mbledhja e Kuvendit të LDK-së pritet të mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00 në njërin prej hoteleve të kryeqytetit, ku fokusi kryesor do të jetë e ardhmja e lidershipit të partisë.

Megjithatë, kjo kërkesë e re e kryetarit aktual po konsiderohet në kundërshtim të plotë me rregulloret e brendshme të partisë.

Statuti i LDK-së specifikon qartë se mocionet e votëbesimit dhe zgjedhjet e brendshme duhet të bëhen me votim të mbyllur, si një mjet për të garantuar lirinë e shprehjes dhe votën e papenguar të delegatëve.

Sipas burimeve të brendshme të Insajderit, Abdixhiku synon të detyrojë Kuvendin që nesër të votojë fillimisht për ndryshimin e procedurës, në mënyrë që procesi i votëbesimit të jetë i hapur.

Ky zhvillim vjen pas një jave me takime intensive që strukturat e LDK-së kanë zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ekziston një mobilizim brenda strukturave, duke pohuar se shumica e anëtarëve të Kuvendit pritet të refuzojnë dorëheqjen e tij dhe t’i japin mbështetje për vazhdimin e mandatit për shkak të presionit të votimit të hapur.

Të ngjashme

Të fundit