11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Nesër ‘Marshojmë për Drejtësi’”, Rama i Prishtinës dallon nga shefi i tij Abdixhiku, mbështet marshin e “Liria ka Emër”

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se përkrahë marshin e “Liria ka Emër”,që do të mbahet të dielën (nesër) në mbështetje të ish-krerëv të UCK-së.

Me këtë mbështetje Rama, ka dalluar nga shefi i tij në LDK, Lumir Abdixhiku, i cili ende nuk është deklaruar se a do të marrë pjesë.

Pra, LDK-ja ende nuk ka dalë me një deklaratë, ndryshe nga partitë tjera – duke përshirë edhe atë në pushtet, VV-në – të cilat e kanë mbështetë këtë marsh.

Rama këtë e bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook, duke shkruar se me besim të thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, marshojmë që t’i tregojmë publikut vendas e ndërkombëtarë se krimet ishin kryer nga aparatura serbe.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetërore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu, nga radhët e LDK-së mbështetje ky marsh ka marrë edhe nga kryetari i Komunës së  Obiliqit, Xhafer Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit