Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia e lansimit të Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike.
Në këtë ceremoni, sipas njoftimit të MPB-së do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Fetahu, zëvendësambasasdori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci.
Takimi do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.
Takimi do të mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa janë të ftuara edhe mediat