22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren

- Advertisement -

Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit Erdal Tumba, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një aksident trafiku më 18 maj në fshatin Pouskë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, në një përgjigje për IndeksOnline ka konfirmuar për vdekjen e 25 vjeçarit nga Prizreni që ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Pouskë.

Ai ka treguar se i riu Erdal Tumba ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, saktësisht në orën 8 e 35 minuta si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka kujtuar se në të njëjtin aksident të ndodhur ditë më parë, në vendin e ngjarjes kishte vdekur edhe një 19 vjeçare nga Prizreni.

“Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.Kujtojmë se në aksidentin e njëjtë, kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit