11.2 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Nesër homazhet për Fatos Nanon, Edi Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve

- Advertisement -

Dita e nesërme, 2 nëntor, është shpallur zi kombëtare në Shqipëri pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të tranzicionit.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 08:30, ku qytetarë të shumtë do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. Në orën 11:15, në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta të jetës politike dhe publike, ndërsa një pjesëtar i familjes Nano dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë fjalime përkujtimore.

Në përfundim të ceremonisë, në orën 12:05, trupi i ish-kryeministrit do të përcillet me nderime për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet përgjithmonë.

Në respekt të figurës së Fatos Nanos, flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e 31 tetorit, në një spital privat të kryeqytetit, ku po trajtohej prej disa javësh për probleme të rënda respiratore. Ai pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike.

Të ngjashme

Të fundit