Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nesër (e martë) do të dalin në shitje edhe 1139 bileta për sfidën e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Republikës Çeke.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”.
FSHF ka njoftuar sonte se 1139 bileta, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103, do të dalin në shitje nesër në ora 12:00.
Biletat në këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s. Por, pasi pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion tifozëve shqiptarë.
Shitja e biletave do të bëhet vetëm online, në faqen “https://al.ebileta.al”.
“Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/. Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion. Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online”, thuhet në njoftimin e Federatës shqiptare.