Nesër do të bëhet zhvarrimi i dëshmores Mervete Maksutaj.
”Zhvarrimi do të bëhet në:
Varrezat afër shkollës së Kaliqanit, në Orroberdë
Me Dëshmoren: Mervete Maksutaj
Ora: 16:00”, thuhet në njoftim.
Njoftim:
Ju ftojmë të jemi bashkë nesër, më 12 qershor 2025 (e enjte), në ceremoninë kombëtare të procesit të zhvarrimit për Dëshmorët e Lirisë së Istogut.
Zhvarrimi do të bëhet në:
Varrezat afër shkollës së Kaliqanit, në Orroberdë
Me Dëshmoren: Mervete Maksutaj
Ora: 16:00
Të ftuar:
Të gjithë bashkëluftëtarët, qytetarët dhe dashamirët e lirisë janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, që do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake.
Pjesëmarrja juaj është nderim për Dëshmorët e Lirisë së Kosovës.
Me respekt,
OVL UÇK – Istog
SHFD UÇK – Istog
SHIL UÇK – Istog
Kryetar: Muhamet Demaj