Ishte një nga rrëfimet më emocionuese në Kosova Live. Gjejlone Haradinaj tregoi për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kohën kur u diagnostikua me kancer të gjirit, në të njëjtën periudhë kur bashkëshorti i saj, Nasim Haradinaj, ndodhej në Hagë.
E përballur me lajmin tronditës, Gjejlone ka treguar se kishte zgjedhur t’i fshihte dhimbjet për t’i dhënë forcë burrit të saj, i cili atëkohë ishte larg familjes.
Por një mesazh i saj, i dërguar nga shtrati i spitalit, ishte ai që e preku më shumë Nasimin:
“Nëse vdes, mos hajde në varrim me duar të lidhura”.
Këto fjalë, plot dhimbje e forcë njëkohësisht, kanë mbetur të gdhendura në kujtesën e tij.
Nasim Haradinaj, gjatë emisionit kur e tregoi këtë u emocionua.
Sot, Gjejlone Haradinaj e ka fituar betejën me sëmundjen dhe bashkë me Nasimin, tregojnë se dashuria dhe forca shpirtërore mund të mposhtin çdo dhimbje.
Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme.






