Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigj kolegëve gazetarë, pas homazheve që bëri te Memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë.
“A ka ndonjë strategji Kosova për evakuimin e qytetarëve të saj që jetojnë në Izrael dhe nëse Donald Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin a shkoni?” – ishin pyetjet të cilave Kurti iu shmang.
Ndërkohë, Nacionale pak më herët raportoi se Kurti ka mbajtur një monolog 4 minutësh para dy mikrofonave, mëngjesin e sotëm – ku njëri është i RTK-së dhe veç tjerash, Kurti i quajti deputetët e ish-opozitës si ‘nomadë që nuk duan shtëpi’.