Ende pa përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet, të partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, po zhvillohet një garë e fortë brenda partive se kush do të ketë një ulëse, e kush jo në Kuvend, shkruan Periskopi.
Përderisa ende asnjëra nga subjektet politike nuk i ka numrat që ta formojë Qeverinë e vetme, në opinionin publik po diskutohen për koalicionet e mundshme.
“A do ta beje Albin Kurti Qeverine e ardhshme me Fatmir Limajn, kush hyni e kush mbet pa u bo deputet? E plot tema te tjera….” ishte kjo njëri nga skenarët e mundshëm për të cilin po diskutohej në një live stream të gazetarit Buzhala.
Por, ajo që ka rënë në sy është komenti i djalit të njërit nga kandidatët për deputet të AAK’së, Pal Lekaj, Asdrenit.
Në hapësirën për komente ai aludon se në koalicion me VV’në mund të hyjë edhe AAK.
“Nëse s’ka pengesa nga nderkombetarët, hyn edhe AAK sigurt”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Pal Lekaj nuk ka arritur të fitojë votat e nevojshme për t’u bërë deputet.
Se a është kjo e vërtetë apo mbetet vetëm një aludim, i djalit të Lekajt do të shihet në vazhdim.
Deri më tash, ulëse në Kuvend nga koalicioni AAK – Nisma kanë siguruar: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadriaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku falë kuotës gjinore.