25.1 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

“Nëse s’ka marrëveshje, Kurti do të zgjedh fundin e korrikut për zgjedhje”

- Advertisement -

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti synon ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme atëherë do të zgjedh afatin kushtetues që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit korrik.

Haliti ka thënë se këtë e bënë për arsye se në atë kohë në Kosovë janë mërgimtarët.

Sipas tij, bllokimi i konstituimit të Kuvendit nuk është tek emri i Albulena Haxhiut por, pengesa për formimin e institucioneve.

“Unë mendoj që nuk është në pyetje Albulena Haxhiu, në pyetje është prolongimi i krijimit të institucioneve ose rifutja në zgjedhja të reja. Strategjikisht do të doja të jam i gabueshëm, por unë po mendoj që nëse Kurti ka vendos të mos krijojë koalicion, dhe PDK, LDK e AAK nuk duan të hyjnë në koalicion me të atëherë, besoj që Kurti do ta zgjedh afatin kushtetues në variantin e vet që zgjedhjet të mbahen nga fundi i korrikut. Arsyet janë se diaspora është këtu dhe po besoj që nëse do të dëshironte të shkojë në zgjedhje interesi i tij është me shkua kah fundi i korrikut”, ka thënë Haliti në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se vonesa në krijimin e institucioneve është një lojë politike ku ka bërë përgjegjës edhe Vetëvendosjen dhe partitë opozitare të legjislaturës së kaluar.

Të ngjashme

Të fundit