7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Nëse shtypin këtë buton në veturë mund të kurseni me litra karburant

- Advertisement -

Kushdo që posedon një veturë e din shumë mirë se ekonomia e karburantit është një shqetësim i madh – veçanërisht me rritjen e kostos së jetesës në të gjithë botën.

Por, ndonjëherë shoferët mund të mos e dinë se mund të harxhojnë me litra karburant pa nevojë dhe është një gjë që mund të evitohet me vetëm një opsion.

Gjithçka ka të bëjë me teknologjinë e automatizuar të nisjes/ndalimit – një sistem që ka qenë në shumë vetura të reja për vite me radhë që u mundëson shoferëve të fikin plotësisht motorin e tyre kur janë në një ndalesë totale për më shumë se një mori sekondash – dhe më pas ta ndezin shpejt për të ecur përpara kur iu kërkohet.

Le të themi se ndodheni duke pritur në semaforë kur e dini që me të vërtetë ju duhet të prisni më gjatë.

Kjo do t’ju lejojë të fikni makinën tuaj, pa pasur nevojë ta fikni çelësin dhe ta përdorin ‘pedalin e nisjes’ për ta ndezur përsëri.

Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve ju mund të kurseni 7 për qind të karburantit tuaj.

Kjo është një nxitje e madhe për secilin shofer, por vlen të përmendet se jo çdo veturë e ka këtë teknologji.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit