7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Nëse shtrenjtohet rryma, paralajmërohet shtrenjtim i bukës, Qeveria në heshtje totale

- Advertisement -

Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij se një rritje e mundshme prej 35% e çmimit të energjisë mund të “ngufatë” industrinë e mullistëve dhe prodhuesve të tjerë ushqimorë.

‘’Dëgjova që pritet rritje e rrymës për 35%. Kjo e ngufatë komplet industrinë, sigurisht që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ‘’, tha Zejnullahi për FrontOnline

Ai ka thënë se rryma është indikatori i prodhimit dhe ka theksuar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë automatikisht çmimin e bukës, pasi të gjithë bukëpjekësit përdorin energjinë elektrike për pjekjen e bukës.

‘’Rryma është indikatori i prodhimit dhe sigurisht se rritet edhe çmimi i bukës. Nëse rritet çmimi i rrymës, të gjithë bukëpjekësit pjekjen e bukës e bëjnë me rrymë, kështu që normalisht që do të ketë ndikim të madh’’, deklaroi Zejnullahi

Zejnullahi e ka konsideruar këtë rritje si ekstreme që mund të dëmtojë jo vetëm industrinë e mullistëve, por të gjitha bizneset.

‘’Me të vërtetë 35 % s’ka teori, është çmim ekstrem dhe mendoj se do ta ngufasë çdo industri’’, përfundoi Zejnullahi.

Çmimi i një buke në tregun e Kosovës aktualisht është 50 cent, përderisa para shtrenjtimit paraprak të rrymës për 100 për qind në vitin 2022 një bukë shitej 30 cent. Me shtrenjtimin e rrymës furrtarët kosovar u nxituan ta shtrenjtojnë edhe bukën fillimisht në 40 cent dhe më pas 50 cent.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit, pasi që në  industrinë e mullistëve dhe prodhuesit e tjerë të produkteve ushqimore e përdorin energjinë për proceset e tyre prodhuese.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit