Fillimisht, aktorja u fotografua me një kanatjere të zezë transparente me dekolte të theksuar, të kombinuar me një xhaketë kamoshi në nuancën mustardë dhe xhinse.
Mbrëmjen e 5 qershorit, aktorja u shfaq në emisionin “Late Night With Seth Meyers” e veshur me një fustan të zi plotësisht transparent, me dekolte të kryqëzuar, mëngë të gjata dhe një fund transparent që arrinte deri në gju.
Kombinimi i takave të zeza, syzeve të diellit të zeza dhe vathëve të artë, i jepte gjithë veshjes një ndjesi minimaliste dhe të rafinuar.
Ndërkohë që veshjet e saj bënin bujë në rrjet, mediat raportuan edhe një zhvillim të rëndësishëm në jetën e saj personale: Dakota thuhet se është ndarë nga partneri i saj prej 7 vitesh, këngëtari i Coldplay, Chris Martin. Sipas burimeve të shumta, këtë herë “bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare”.
Pra, nëse sapo jeni ndarë, vishni diçka transparente, por pa zbuluar shumë. Thënë ndryshe, seksi mjaftueshëm sa për t’i treguar se çfarë ka humbur dhe elegante mjaftueshëm sa për të mos “bërtitur” për vëmendje.