Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta mes presidentit Volodymyr Zelenskyt dhe atij rus Vladimir Putin të hënën.
Kuleba tha se Ukraina është e vetëdijshme se Putini është personi që vendos në Moskë, pasi raundi i tretë i bisedimeve përfundon pa shumë përfitime, shkruan Skynews.
“Ne kemi kërkuar prej kohësh një bisedë të drejtpërdrejtë midis presidentit të Ukrainës dhe Vladimir Putin, sepse të gjithë e kuptojmë se është ai që merr vendimet përfundimtare, veçanërisht tani” ka thënë Kuleba.
“Presidenti ynë nuk ka frikë nga asgjë, përfshirë një takim të drejtpërdrejtë me Putinin”.
“Nëse edhe Putini nuk është i frikësuar, le të vijë në takim, le të ulen dhe të bisedojnë”.