1.1 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Nëse PDK e ka më të lehtë të merret vesh me pakot e reja sesa me themelin e vet, problemi është te drejtimi, orientimi dhe qëllimi

- Advertisement -

Nga Blerim Canaj

Aleancat, kompromiset dhe marrëveshjet janë oksigjeni i një sistemi parlamentar demokratik. Ato nuk janë dobësi por mekanizma që i mundësojnë një shteti të funksionojë, të ketë stabilitet dhe përfaqësim më të gjerë. Në demokraci, përderisa nuk ka synime dhe tendenca autoritare e autokratike, askush nuk qeveris i vetëm.

Qeverisja e mire varet shumë pikërisht nga aftësia për të bashkëpunuar. Për shkak të mosgatishmërisë për bashkëpunim politik, shteti ynë po e vuan këtë që po e vuan. Andaj aleancat duhet të shihen si shenjë pjekurie politike e jo lëshim. Prandaj edhe koalicioni i PDK-së me “Listen Familja” në sytë e mi është i mirëseardhur.

Por ajo që habit është fakti që këto marrëveshje me këto parti për lidershipin e PDK qenkan aq të lehta sa të bëhen brenda natës, ndërsa me themeluesit e vet, njerëzit që ndërtuan PDK-në me sakrificë, me histori dhe me legjitimitet politik, po u dashkan “procedura”.

Pra, për t’ u ulur në tavolinë me Fatmir Limajn, Nezir Çoçajn, Nehat Mustafën, Artan Nimanin e shumë të tjerë, kërkohen kapituj të tërë burokracie. Por për marrëveshje me persona tjerë po mjaftoka një pasdite.
Nëse PDK e ka më të lehtë të merret vesh me pakot e reja sesa me themelin e vet, atëherë problemi nuk është tek themeluesit por problemi qenka drejtimi, orientimi dhe qellimi. E duhet të jetë e qartë që partitë që harrojnë rrënjët e veta nuk mund të ndërtojnë besim as te baza e as te qytetarët.

#PDK #Nisma #Aleanca #MarrëveshjePolitike #Kompromis #DemokraciParlamentare #Bashkëpunim #Stabilitet #PjekuriPolitike #Zgjedhjet2025

Të ngjashme

Të fundit